Transmetuar më 31-07-2013, 11:01

Vlorë, NOA.al –Gjykata e Vlorës dha sot masën e sigurisë burg pa afat për Leo Osmënin, të dyshuarin si bashkëpunëtor i masakrës së Vlorës.

Leo Osmëni është i vetmi i dyshuar për vrasjen e 3 viktimave të dielën e kaluar në një nga plazhet private të Vlorës. Policia është duke hetuar për autorët e tjerë të kësaj masakre.

Ndërsa një ditë më parë nga forcat blu janë arrestuar, Saimir Qamo, 25 vjeç dhe Servet Qamo, 54 vjeç, të dy banues në Vlorë, bashkëpronarë të plazhit të quajtur “Kalaja”,  ku ndodhi ngjarja.

Arrestimi i tyre u krye pasi megjithëse kishin detyrimin ligjor për të kallëzuar krimin e ndodhur në plazhin që kishin në pronësi nuk kanë e kryer një gjë të tillë, duke mos dhënë shpjegime.

Arrestimi i tyre u krye për  veprën penale  “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.o.k/noa.al

Masakër me 3 të vrarë në mes të plazhit në Vlorë, hetimet e Antikrimit

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit