Transmetuar më 31-07-2013, 10:43

Tiranë, NOA.al – Kryeministri i ardhshëm, Edi Rama pritet të paraqesë pas pak minutash, rreth orës 11.00 kabinetin e ri qeveritar, me të cilin ai do të qeverisë vendin që nga fillimi i shtatorit.

Pas publikimit në mediat e sotme të emrave për qeverinë e re të së majtës fituese të zgjedhjeve të 23 qershorit, Rama ka nojfuar personalisht në rrjetin social “Twitter” se, “Në 11.00 live tv do të prezantoj Qeverinë e Re të Shqipërisë”.

Që prej mbrëmjes së djeshme mediat online, por edhe gazetat e sotme kanë publikuar emrat e qeverisë së re. Ndërsa një javë më parë, kryeministri Rama bëri publik strukturën e rë të qeverisë. O.k/noa.al

http://www.noa.al/news/artikull.php?id=347330

Prezantohet struktura e Qeverisë "Rama", ministritë që ikin e vijnë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit