
Të dhënat po ngarkohen...

Një shpërthim ka shkaktuar mëngjesin e sotëm një të plagosur si dhe dëme të konsiderueshme në afërsi të një restoranti, në qendër të Athinës, bënë të ditur burime zyrtare vendase.
"Shpërthimi ndodhi rreth orës 02:30 të natës së sotme, në lagjen Kolonaki", theksuan burimet zyrtare greke. Sipas burimeve, një bombë shpërtheu dhe një punonjës i restorantit u plagos. "Punonjësi u shtrua menjëherë në spital", shtuan burimet vendase. O.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
