Transmetuar më 30-07-2013, 21:59

Prishtinë  30 Korrik 2013 NOA.al – Si pasojë e një aksidenti trafiku, ka humbur jetën një person. Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Prishtinë – Besianë ku si pasojë e aksidentit ka humbur jetën ngasësi i veturës i cili ishte rreth 60 vjeç.

Ndërkaq një aksident tjetër i rëndë ka ndodhur rrugës Prishtinë – Mitrovicë ku ende nuk është gjendur trupi i njërës nga dy viktimat e lënduara.

Njëra prej viktimave është dërguar në emergjencë, kurse trupin tjetër janë duke e kërkuar ekipet e Policisë rajonale që kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fashtin Maxhunaj në Vushtrri, afër restorant "Ura e Gurit"./t.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit