Transmetuar më 30-07-2013, 19:27

Një zjarr ka shpërthyer në mjediset e brendshme të Spitalit nr 5 (të Neurokirurgjisë) së Tiranës, duke djegur dosjet e pacientëve të të sëmurëve.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, i thanë agjencisë noa.al burime nga Reparti për Mbrojtjen kundër Zjarrit (PMNZSH).

Mësohet se rreth orës 08.30, në ambientet e brendshme të Spitalit nr.5, ka rënë një zjarr i cili mendohet se ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.

Por ky zjarr ka djegur një numër të konsiderueshëm kartelash klinike të Kempit, i pohuan agjencisë noa.al, burime nga Spitali Nr 5.

Ndërkohë, policia pasi mori dhe vlerësimin e ekspertit të PMNZSH mbi shkaqet e zjarrit, tha sot se materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë, për veprime të mëtejshme. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit