Transmetuar më 30-07-2013, 18:30

Tetovë, 30 korrik 2013, NOA.al- Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se shqiptarët në Maqedoni duan që sa më parë të shohin vendin në NATO  dhe Bashkimin Europian dhe se dëshirojnë zgjidhjen e kontestit të emrit.

Ai nënvizoi këtë në një takim me gazetarët që zhvilloi në Tetovë. Ahmeti theksoi se në rast se vazhdohet me zvarritjen e kontestit dhe bllokimin e procesit të anëtarësimit, vendi aq më shumë do të zbrazet nga qytetarët duke mos parë një të ardhme të sigurt.

“Në rast se sa më shpejt do të realizohet anëtarësimi do të ngushtohet rrethi i grupeve të ndryshme nga të gjitha vendet fqinje që veprojnë kundër asaj që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së dhe të shmanget fraza e njohur se durimi i shqiptarëve është para fundit për shkak të zvarritjes së kontestit të emrit”, theksoi Ahmeti.

Ai nënvizoi faktin se është i njohur me qëndrimin e VMRO-DPMNE për zgjidhjen e emrit dhe se dëshira është për një zgjidhje e përafërt me emrin kushtetues të vendit. Ahmeti bëri të ditur se propozimi i fundit Republika e Epërme e Maqedonisë është i pranueshëm për BDI. /n.p/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit