

Një shqelm në gju dhe një tjetër në organin gjenital, është ky trajtimi që Diego Armando Maradona ka rezervuar për fotografin Enrique Garcia Medina, pasi po fotografonte nga jashtë shtëpinë e babait të tij në Buenos Aires.
“Më qëlloi me shqelma në gju dhe në organin gjenital, u ndjeva shumë keq”, tregon fotografi për programin “La Cornisa”.
Ndaj Maradonnës fotografi ngriti padi, dike thënë se nuk po bënte asgjë të keqe para shtëpisë, por se donte një fotografi të Maraddonës me të atin.
Ish ylli i Argjentinës është ankuar shpesh se mediat e ndjekin nga shumë afër, ku majin e kaluar mori një gur dhe qëlloi një kameraman. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





