

“Fotografitë që vënë në rrezik martesën e Lionel Messi”. Kështu e hap faqen e saj të parë revista argjentinase “Pronto”.
E përjavshmja e specializuar për thashetheme publikon një fotografi, ku fituesi i topit të artë shfaqet në poza intime me një femër bionde.
“Leo dhe Antonella, nëna e djalit të tij Thiago, po kalojnë një krizë të thellë”, shkruan “Pronto” duke shpjeguar natën e kaluar nga futbollisti në Las Vegas.
Sipas revistës, Messi pas ndeshjes së bamirësisë e luajtur në Chicago në fillim të korrikut, ka shkuar në Las Vegas për të marrë pjesë në një festë të organizuar nga ish ylli brazilian i futbollit Ronaldo, në një hotel luksoz ku dhe janë bërë edhe fotografitë komprometuese. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





