



Shitje rekord brenda 3 orësh që nga momenti i shfaqjes së Kate Middleton jashtë Kensington Palace, pak orë pas lindjes.
Tashmë për të blerë fustanin me lule të “Seraphine”, të cilin nëna e re e veshi një ditë pas lindjes së të voglit George, ekziston një listë e cila mund të përfundojë vetëm pas 1 muaji.
Modelet ekzistuese të këtij fustani u shitën për 3 orë, ndërsa janë porositur qindra të tjerë.
Një biznes vërtetë me leverdi për shtëpinë franceze të modës, që kur dukesha e Cambridge nisi të veshë modelet e saj, duke i shtuar shitjet me afro 50%.
Fustani që mbante veshur Kate kushtonte në të vërtetë, vetëm 60 euro. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





