

Kujdes nga konkurset, edhe nga ata të peshkimit. Pasi mund të ndodhë që në to mund të fshihet ndonjë hile, sidomos nëse premtohet 1 milionë dollarë për atë që kap peshkun më të madh.
Gara në fjalë ishte organizuar nga një kompani amerikane që prodhon karrema për peshq, dhe çmimi prej 1 milionë dollarë do të shkonte për atë që do peshkonte me një grep të prodhuar nga kompania Mustad.
Rodney Ply, njëri prej konkurrentëve në “Hook a million”, peshko 1 milionë, ia doli duke peshkuar një peshk gjigant me peshë 30.8 kilogramë.
Një peshk me dimensione të mëdha, siç duket dhe në fotografi. Peshkimi fatlum ndodhi në 18 shkurt të vitit 2012, por Rodney nuk i ka parë ende 1 milionë dollarët e premtuar. Përgjegjësit e konkursit e akuzojnë se ka përdorur një karremë të rremë, karrem artificial për të tërhequr gjahun.
Ndërkaq siç raporton Noa.al, Ply shprehet se ka garuar me të njëjtat pajisje dhe karrem si konkurrentët e tjerë, ndaj për mosdhënien e shpërblimit ka paditur kompaninë Mustad.
Jo vetëm kaq por tersi e ndoqi më tej Rodney, menjëherë pasi e zuri peshkun e fotografoi dhe ia dërgoi fotografitë komisionit të ngarkuar. Por tre muaj pas dërgimit iu komunikua se peshku i tij ishte jashtë konkursit, pasi anëtari i komisionit i ngarkuar, nuk kishte asistuar personalisht gjatë kapjes së tij.
I ndodhur përballë këtyre situatave Rodney u ankua te International Game Fish Association, duke bërë që kompania tashmë të ketë vetëm 20 ditë për t’iu përgjigjur kërkesave të peshkatarit. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





