Transmetuar më 30-07-2013, 15:06

Tetovë, 30 korrik 2013, NOA.al – Një 33 vjeçar nga fshati Miletinë i Tetovës ka ndërruar jetë pasi ishte kafshuar nga një grenzë.

Viktima i identifikuar si Jusuf. R, në mbrëmje kishte dalë në kafenenë e fshatit dhe në një moment vuri re se pas qafës ishte kafshuar nga një grenzë.

Ai menjëherë ka ndjerë vetëm pak dhimbje dhe ka arritur që të largojë grenzën. Mirëpo, më vonë i është përkeqësuar gjendja dhe me nxitim ka shkuar në shtëpinë e tij. Nga dhimbja e madhe dhe alergjia nga grenzat ai menjëherë është dërguar në ambulancën në

fshatin Çellopek, ku pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve gjendja është përkeqësuar më tej.

Rrugës për në Spitalin e Tetovës ai ndërroi jetë. Jusuf.R, ishte baba i një fëmije të mitur dhe merrej me punë në fshat. /n.p/a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit