Transmetuar më 30-07-2013, 14:58

Tiranë, 30 korrik 2013, NOA.al- Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, Robert Wilton, në përfundim të një takimi që ka zhvilluar me Avokatin e Popullit Igli Totozani.

Lidhur me toponimet e fëmijëve shqiptarë të lindur në Greqi, ambasadori Wilton shprehet se kjo është një çështje që duhet adresuar nga qeveria e Shqipërisë dhe qeveria e Greqisë.

Në vijim ai theksoi se prezenca e OSBE-së ka punuar në të kaluarën, duke u përpjekur që t’i ndihmojë institucionet shqiptare në fushën e të drejtave të pronësisë.

Lidhur me vonesën për certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, kreu i prezencës së OSBE, u shpreh se po pret raportin përfundimtar të misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it në Shqipëri, duke theksuar se procesi zgjedhor po vazhdon në institucionet e duhura. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit