
Të dhënat po ngarkohen...
Nëntë fëmijë kanë mbetur të vdekur dhe tetë të tjerë janë plagosur dhe ndodhen në gjendje të rëndë, në shtetin indian të Rajasthan. Ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e përplasjes mes një minibusi dhe një kamioni në orët e para të mëngjesit.
Aksidenti ndodhi rreth orës 8 me orën lokale, (4.30 me tonën) në Goluwala, në distriktin e Hanumangarh, ku automjeti ku ndodheshin fëmijët i tipit minibus po drejtohej drejt një shkolle.
Shtatë nga vogëlushët gjetën vdekjen menjëherë, ndërsa dy të tjerë ndërruan jetë pak momente më vonë në spital. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
