Transmetuar më 30-07-2013, 13:32

Tiranë, 30 korrik 2013, NOA.al- Dy persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në zonën e Yzberishtit në kryeqytet.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, mësohet se të plagosurit janë dy vëllezër, ndërsa nuk dihet ende se kush ka qenë personi apo personat që kanë qëlluar në drejtim të tyre.

Të dëmtuarit të identifikuar si Klaudio dhe Erjon Dema, janë dërguar me urgjencë në drejtim të spitalit, ku ndodhen nën kujdesin e bluzëve të bardha pas plagëve të marra.

Lidhur me këtë ngjarje forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të hedhur dritë mbi gjithë sa ka ndodhur, ndërsa po mblidhen dëshmitë e personave që mund të kenë parë ngjarjen. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit