
Tiranë, 30 korrik 2013, NOA.al- Kryeministri në detyrë Sali Berisha ka reaguar lidhur me qëndrimin e bërë nga kryesocialisti Edi Rama për financat.
“Piktori lexon financat publike si Ungjillin sipas Canit apo Kuranin sipas Cacit! Të dashur miq, në fletë rrufenë e tij për financat “piktori” dëshmon padije, vrer dhe injorancë totale në çdo fjalë dhe frazë të tij. Për çdo njeri që njeh abc-në e financave publike është e qartë si drita e diellit se në financat publike të Shqipërisë çdo qindarkë hyn nëpërmjet bankave dhe vetëm bankave dhe çdo qindarke shpenzohet nëpërmjet thesarit dhe vetëm thesarit, i cili mund të kontrollohet on-line nga çdo qytetar”, shkruan Berisha në Facebook, citon Noa.al.
Në vijim ai shton se për Shqipërinë dhe për çdo vend tjetër të lirë të botës, përfshirë këtu dhe SHBA, prodhimi i brendshëm, borxhi publik dhe tregues të tjerë kryesore fiskal ekonomike përllogariten dhe publikohen së paku një herë në vit nga Banka Botërore, FMN dhe për vendet europiane edhe nga Komisioni Europian.
Më tej Kryeministri thekson, “Por “piktori” financat i ngatërron me ngjyrat mavi, zymtësi dhe vrer. Ai i lexon ato si Ungjillin sipas Canit (Çimit) apo Kuranin sipas Cacit. Prisni, prisni, ky është ndryshim!! Padije, vrere dhe urrejtje në veprim”. /a.y/noa.al/
Rama: Ekspertizë ndërkombëtare për financat shqiptare
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





