
Të dhënat po ngarkohen...
Thomas Muller bën autokritikë për humbjen 4-2 ndaj Borussia Dortmund në Superkupën e Gjermanisë.
Sipas lojtarit gjerman, Bayern Munich nuk luajti mirë, edhe pse shikoheshin si favoritë për të triumfuar, ku verdhezinjtë i dhanë një leksion të vërtetë bavarezëve.
“Ishim shumë të ç’organizuar, sidomos pasi pësuam ato 2 gola brenda pak minutave.
Dukej sikur të gjithë ishin në pozicione të ndryshme. Ishte e dukshme që diçka nuk shkonte.
Duhet ta analizojmë me vëmendje të gjithë ndeshjen.
Gjithsesi ana pozitive është se nuk u dorëzua” deklaroi Muller, transmeton Supersport.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
