Transmetuar më 30-07-2013, 12:58

Fondi Monetar Ndërkombëtar njoftoi zhbllokimin e këstit të ri të ndihmës për Greqinë prej 1,72 miliardë euro në kuadër të një plan shpëtimi për vendin.

"Ky këst e çon në 8,24 miliardë euro shumën totale akorduar Athinës nga FMN-ja", theksoi institucioni ndërkombëtar në një komunikatë.

"Autoritetet greke kanë vazhduar të bëjnë përparime", deklaroi drejtoresha e Përgjithshme e FMN-së, Christine Lagarde.

Greqia përfitoi në pranverë të vitit 2012 kredi prej rreth 173 miliardë euro akorduar nga Trojka e kreditorëve ndërkombëtarë në këmbim të një programi masash të shtrëngimit ekonomik.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit