
Të dhënat po ngarkohen...
Prishtinë, NOA.al – Gjatë një përleshjeje mes dy personash në qendër të Gjilanit, njëri preu me shishen e birrës në fyt tjetrit.
I plagosuri u dërgua menjëherë në urgjencën e spitalit rajonal në Gjilan për trajtim mjekësor. Policia ka bërë të ditur se ai është prerë me një mjet të mprehtë, shishe të birrës.
“Viktima është qëlluar në sheshin e një marketi”, bën të ditur policia e Kosovës që po ashtu njofton se janë arrestuar tre persona të dyshuar./t.k/o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
