Transmetuar më 30-07-2013, 09:52

Fier, NOA.al – Një 52 vjeçare është arrestuar nga policia më akuzën e kultivimit  të lëndëve narkotike.

Xhevrije Shabanaj, nga fshati Ngjeqar, Komuna Kurjan, Fier është vënë në pranga pasi në tokat në pronësi të saj u gjetën të mbjella 200 rrënjë bimë të dyshuara si bime narkotike kanabis sativa, bën të ditur për Noa.al policia e Fierit.

Për këtë ngjarja forcat blu kana shpallur në kërkim kryeplakun e fshatit për veprën penale “Moskallëzim të krimit” dhe të “Veprimeve që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Materialet do t’i kalojnë  Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Fier për veprime të mëtejshme. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit