Transmetuar më 30-07-2013, 08:39

Sarandë, NOA.al – Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij në Sarandë mëngjesin e sotëm.

Burime të policisë i thanë Noa.al, se 78-vjeçari Sulo Mejdani, banues në fshatin Tatzat të Delvinës dyshohet se mund të jetë vrarë para 4 ditësh. Verifikimet e para bënë të ditur se i moshuari është goditur me mjete të forta në kokë të cilat i kanë shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

Trupi i pajetë i 78-vjeçarit Sulo Mejdani është dërguar në morgun e Sarandës ndërsa uniformat blu po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të vdekjes së tij.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit