

Nuk preferon të komplimentohet për pamjen edhe pse vlerësimin e një burri të pashëm nuk mund ta mohojë. Dren Abazi më shumë do të dëshironte që të njihet fillimisht si një artist i madh, pastaj në aspektet e tjera.
“Më shumë do të doja të njihesha e të vlerësohesha si artist, pastaj në aspektet e tjera. Mendoj se kam krijuar identitetin tim si artist”, ka thënë ai.
E titullin e një artisti të mirëformuar e mban me krenari, gjë për të cilën thotë se do të punojë në vazhdimësi, në mënyrë që të mos i zhgënjejë asnjëherë fansat.
“Momentalisht, meqenëse është verë dhe në këtë pjesë të vitit është një organizim më i madh i koncerteve të verës dhe mbrëmjeve të ndryshme, jam në lëvizje gjatë pjesës më të madhe të kohës, me evente të ndryshme. Kjo, përveç lodhjes që mund të vijë ndonjëherë ka edhe momentet e bukura, pasi viziton shumë vende dhe takon shumë njerëz të ndryshëm”, ka theksuar këngëtari i njohur i disa hiteve muzikore, Dren Abazi.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





