Transmetuar më 29-07-2013, 20:42

Lumturia nuk ka moshë, të paktën kështu thuhet. Gjithsesi ekzistojnë periudha të jetës, ku njerëzit janë më të lumtur në raport me periudha të tjera, duke shijuar në maksimum çdo moment të saj. Ndërkaq janë të shumta studimet që tregojnë, se nëse ecet me idenë se lumturia ekziston në rini, kjo është e gabuar pasi tregohet se mund të jemi të lumtur edhe në moshën 70 vjeçare dhe më tepër. Mosha 50 vjeçare karakterizohet nga pakënaqësia për ëndrrat e parealizuara kurrë, ndërsa në të 69-at është kapërcyer kjo pjesë dhe jetohet momenti.

Sipas një studimi të realizuar nga “Friends Reunited”, një sajt britanik tregohet se 70% e të pyeturve e cilësojnë moshën 33 vjeçare si kulmin e lumturisë, duke treguar se para kësaj moshe nuk kanë qenë asnjëherë të lumtur.

Studimi tregon se mosha 33 vjeçare është perfekte, pasi nuk ekziston më padjallëzia e fëmijërisë apo çmenduria dhe entuziazmi i 20 vjeçarëve.

Për meshkujt lumturia llogaritet rreth moshës 37 vjeçare, kur kanë një karrierë të solidarizuar dhe marrëdhënie të konsoliduara ndërpersonale. Kjo moshë cilësohet perfekte për meshkujt, pasi mosha e mesme është ende larg. Sipas Phillip Hodson, i British Association for Counselling and Psychotherapy, në moshën 37 vjeçare njerëzit janë mjaftueshëm të rritur, të zhvilluar, kanë fituar një respekt të madh dhe kanë realizuar një sërë gjërash në jetë.

Ndërkaq për femrat piku i lumturisë është në moshën 28 vjjeçare, pasi marrëdhëniet seksuale shkojnë mirë, trupi është në formë dhe besimi në vete është i madh.

Sipas një studimi të bazuar në 34 mijë persona, dhe i publikuar në National Academy of Sciences, shijimi i jetës ngadalësohet rreth moshës 40 vjeçare, por pas moshës 50 vjeçare nis të shfaqet sërish, duke kulmuar në moshën 69 vjeçare sërish. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit