Transmetuar më 29-07-2013, 17:57

Tiranë, 29 korrik 2013, NOA.al- Vetëm pak ditë pasi u zgjodh kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nis takimet si lider i demokratëve.

Burime zyrtare nga kjo parti i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al se ditën e nesërme në ora 11.00, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri, Ettore Sequi.

Nuk dihet ende përmbajtja e këtij takimi, ndërsa paraprakisht mendohet se do të diskutohet për ecurinë e mëtejshme të forcës kryesore të së djathtës, pas ndryshimit të kreut të saj, si pasojë e dorëheqjes së liderit historik Sali Berisha. /a.y/noa.al/

Akuzat për kreun e PD, Basha: U dëgjua zëri i qytetarëve

Lulzim Basha është kryetari i ri i PD-së, e votuan mbi 80% e anëtarësisë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit