
Të dhënat po ngarkohen...

Huffington Post ka lajmëruar “drekën presidenciale” e cila do të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë, në sallën private të drekave të Presidentit Barack Obama, ku mysafire do të jetë Hillary Clinton.
Deri më tani nuk dihet asgjë për arsyet e drekës dhe as të pranishmit që mund të jenë.
Por të gjitha mediat amerikane, nuk kanë dyshime për temën, pasi mendohet se do të diskutohet për zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.
Edhe pse vetë Hillary nuk ka konfirmuar asgjë, parashikimet flasin se ajo është më favoritja për të garuar. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
