Transmetuar më 29-07-2013, 14:37

Krujë, 29 korrik 2013, NOA.al- Një krim brenda familjes është parandaluar më qytetin e Krujës, ku ndërhyrja e policisë në kohë ka arritur të shmangë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Burime zyrtare nga policia e këtij qyteti i thanë agjencisë së lajmeve Noa.al, se 32 vjeçari Mirgen Emini në banesën e tij në lagjen Kovaçe të Krujës, gjatë një konflikti në familje ka qëlluar me thikë vëllanë, të cilit i ka shkaktuar plagë në kokë, dhe babanë e tij, duke e plagosur në duar.

Të njoftuar mbi konfliktin, efektivët e policisë së Krujës mbërritën menjëherë në vendngjarje duke vënë në pranga 32-vjeçarin, i cili ndërkohë po vijonte veprimet e tij të dhunshme ndaj personave të përfshirë në konflikt.

Mësohet se ngjarja ka nisur për motive banale dhe të çastit, ndërkohë që babai 55 vjeçar i kërkonte djalit të tij, Mirgenit, të shkonte në punë dhe në debat është përfshirë edhe djali më i vogël, rreth 24 vjeç. Fatmirësisht dy të dëmtuarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Krujës për veprën penale të vrasjes së mbetur në tentativë brenda familjes. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit