Transmetuar më 29-07-2013, 14:28

Tiranë, 29 korrik 2013, NOA.al- Pas tërheqjes së Partisë Socialiste nga kërkesa për rivotim në qarkun e Lezhës, ka reaguar Partia Demokratike.

Oerd Bylykbashi në një komunikim nga selia blu deklaroi se tërheqja e Edi Ramës sot është një tjetër dëshmi e kapjes në flagrancë nga vjedhja e votave të 23 qershorit.

Ai tha se kryesocialisti i trembet rivotimit, ndaj theksoi se duhet tu kërkojë ndjesë qytetarëve të Lezhës dhe shqiptarëve që u tjetërsoi votën.

“Edi Rama duhet të kërkojë ndjesë për kërcënimet banditeske ndaj anëtarëve nga Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Duhet të kërkojë ndjesë që përdhosi procesin zgjedhor. Tërheqja nga rivotimi në Lezhë, tregoi se Rama është gati të bëjë gjithçka për të mbrojtur mandatet e vjedhura më 23 qershor”, u shpreh Bylykbashi citon Noa.al, duke e quajtur mazhorancë të mashtrimit.

Më herët gjatë ditës së sotme deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, tha se, vendimi për t’u tërhequr nga rivotimi vjen për shkak të interesave të vendit. “Kjo do t’i shërbejë mbylljes së shpejtë të procesit zgjedhor, që ashtu siç ndodh rëndom në Shqipëri, shtyhet për muaj të tërë”, deklaroi Gjiknuri. /a.y/noa.al/

PS tërhiqet nga kërkesa për rivotim në Lezhë, fund procesit të tejzgjatur

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit