

Rritja e temperaturave nuk e ul ritmin stërvitor të Dinamos që edhe gjatë sezonit të ri duket se do të hasë mes problemeve të shumta në Kategorinë e Parë.
Trajneri Dritan Mehmeti po vazhdon punën për kolaudimin e skuadrës, e cila po merr formë nga dita në ditë. Tekniku shprehet optimist për grupin që ka në dispozicion ku veçon afrimin e disa emrave të njohur dhe shton se merkato mbetet ende e hapur.
Gjithsesi, Kategoria e Parë kërkon një skuadër kompetitive pasi në këndvështrimin e teknikut, niveli është shumë i lartë pasi janë disa skuadra në garë për një vend në superiore.
Në vijim, trajneri e pranon se blutë kryeqytetas kanë si objektiv ngjitjen në Superiore.
Ai bën një koment edhe për ecurinë e skuadrave shqiptare në Europë, duke shprehur gjithashtu keqardhjen që një ekip si Dinamo po noton në ujëra të turbullta.
Dritan Mehmeti e mori drejtimin e Dinamos në fillim të këtij muaji duke zëvendësuar Edmond Dalipin, transmeton Supersport.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





