
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, NOA.al – Një pikë këmbimi valutor është grabitur sot në mesditë nga tre të mitur në zonën e Rrugës së Durrësit, në Tiranë. Por gjithçka ka zgjatur pak minuta sepse patrulla e policisë “Shqiponja” mundi të kapë autorët e ngjarjes, 1 djalë dhe 2 vajza duke bërë edhe sekuestrimin e 10 mijë eurove që ata morën në pikën e këmbimit.
Shitësja e dyqanit e mashtruar fillimisht nga 2 vajzat, menjëherë kur konstatoi grabitjen njoftoi policinë që i dha zgjidhje të mirë ngjarjes. Të miturit, që sipas policisë njiheshin edhe për vjedhje të tjera u shoqëruan në komisariat për hetime të mëtejshme. O.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
