Transmetuar më 29-07-2013, 12:01

Mbretëresha e Popit, Lady Gaga ka hedhur në Twitter një foto posaçërisht për kopertinën e këngës së saj të re “Applause” që pritet të publikohet më 19 gusht.

Foto, që është marrë nga videoklipi i xhiruar në Los Angeles dhe i drejtuar nga fotografët e famshëm të modës Inez van Lamsweerde dhe Vinoodh Matadin, paraqet këngëtaren më një tualet të pazakonshëm. Në faqen zyrtare në internet të Lady Gaga, mund të zbulohen ditë pas dite edhe detaje të tjera  të albumit të ri mes të cilave edhe bashkëpunimi me regjisorin Robert Wilson dhe artistët Marina Abramovic e Jeff Koons.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit