Transmetuar më 29-07-2013, 11:50

Felipe Santana në një intervistë për “Goal” pranoi se transferimi nga Dortmund te Schalke 04 ishte një vendim i vështirë dhe se është i përgatitur për të gjitha qortimet që mund të vijnë në drejtim të tij.

“Vedimi nuk ishte aspak i lehtë. Për mua është një mundësi e mirë, pasi kam shanse të reja. Qëkur kam mbërritur këtu më kanë pritur shumë mirë dhe kontaktet e mia me fansat kanë qenë të ngrohta që në fillim, transmeton Supersport.

Gjithsesi gjithmonë do t’i jem mirënjohes Dortmundit për atë çfarë përjetova atje.

Do të mbaj mend gjithçka çfarë mësova në “Signal Iduna Park” theksoi Santana.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit