Transmetuar më 29-07-2013, 11:28

Tetovë, NOA.al – Në një operacion policor në disa lokale nate dhe hotele në rajonin e Tetovës mbrëmë janë ndaluar shtetase serbe që po punonin ilegalisht.

Policia informoi sot se pas informacioneve për angazhimin e shtetaseve të huaja, kryesisht serbe, nëpër lokalet e Tetovës janë kryer kontrolle në pesë objekte, prej të cilëve dy objekte me shërbim hotelier dhe në tre objekte tjera banimi.

Sipas MPB-së, gjatë aksionit në lokalin “Babilon” janë gjetur pesë vajza nga Serbia, që po punonin siç thuhet si valltare dhe kameriere, ndërsa një vajzë tjetër është gjetur në lokalin “Dinamika”, tek e cila janë gjetur mbi 90 mijë dinarë, 150 franga dhe 80 euro.

Policia informoi se gjatë bastisjes së banesave private të serbeve të strehuara janë gjetur para, rroba të ndryshme, kartela telefoni, vërtetime për transferime të parave, etj. 

MPB bëri të ditur se shtetaset serbe kishin hyrë ilegalisht në vend, por nuk kishin siguruar leje dhe qëndrim pune. Ndaj tyre pritet të shqiptohet masa e ndalesës në Maqedoni./n.p/noa.al

Shikoni videon më poshtë ose këtu.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit