

Shumë vetë e dinë e shumë të tjerë jo, por një studim i fundit e tregon. Pasi kalojnë 12 muaj të shfrenuar pasioni, gjatë të cilit bëhet seks në çdo moment, edhe disa herë në ditë, shpeshtësia e raporteve mes çiftit shkon drejt rënies, duke kaluar deri në dy herë në javë.
Më tej pasioni shuhet, duke kaluar edhe në 3 herë në muaj, për ata çifte që kanë 10 vjet martuar, apo dy herë në muaj për ato çifte që kanë 15 vite martuar, duke çuar në një varfëri seksuale.
Këto të dhëna siç raporton Noa.al, vijnë nga një studim i zhvilluar nga Lloydspharmacy Online Doctor, ku konstatohet se pas një viti pikant, bazuar në takime të nxehta me partnerin, marrëdhëniet seksuale fillojnë të zhduken, duke u kthyer në një kujtim të zbehtë të së shkuarës.
Ndaj ekspertët këshillojnë të gjenden mënyra për të zgjuar pasionin, nëpërmjet veshjeve provokuese, darkave intime, lojërave tunduese etj. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





