Transmetuar më 28-07-2013, 19:55

Kishin ndarë me njëri tjetrin gjithçka dhe vdiqën vetëm me një ditë distancë njëri nga tjetri.

Protagonistë të kësaj ngjarje të rrallë janë një çift të moshuarish nga Kalifornia, të cilët kishin lindur në të njëjtën ditë dhe që ishin të martuar prej 75 vitesh.

Siç raporton Noa.al, në 16 korrik vdiq Helen Brown në moshën 94 vjeçare, ndërsa vetëm një ditë pas saj në 17 korrik, vdiq Les Brown, edhe ai 94 vjeç.

Sipas mediave vendase thuhet se Helen dhe Les kishin lindur në të njëjtën ditë, në 31 dhjetor të vitit 1918, ndërsa u martuan në vitin 1937.

Por për tu martuar kaq të rinj vetëm 19 vjeç, u detyruan të arratiseshin nga shtëpitë e tyre, pasi familjarët nuk ishin dakord për martesë në moshë kaq të re. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit