

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, edhe dita e hënë do të dominohet nga moti i kthjellët në zonat bregdetare dhe ato të ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të dukshme do të ketë në zonat malore veriore dhe verilindore.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira te lehta në zonat malore duke lënë me mot të kthjellet dhe temperatura te larta zonat e ulëta dhe bregdetare.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë 1- 2 gradë rritje si në vlerat e mëngjesit edhe në ato të mesditës, në të gjithë vendin.
Era do të fryje e lehtë dhe mesatare në det (kryesisht në Jon) duke arritur shpejtësi deri 35 km/h nga Jugor dhe Jugperëndimi, për pasojë dallgët në brigje do të jenë
2 ballë ndërsa në det të hapur do të lartësohen në 4 ballë.
Europa
Ishujt Britanikë dhe pjesa më e madhe e kontinentit Europian do të mbeten nën ndikimin e vranësirave dhe shirave. Herë pas here vranësirat do të zhvillohen duke intensifikuar shirat në këto zona. Me vranësira dhe shira të dobët dhe afat-shkurtër parashikohet të jetë edhe Europa qendrore por në këto vende, do të ketë edhe kthjellime të herë pas hershme.
Kthjellime dhe temperatura te larta do të karakterizojnë kushtet e motit në Europën Jugperëndimore dhe vendet Mesdhetare. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





