



Bota është në ankth për fatin e një çift binjakesh siamezë shumë të rrallë. Në Indi kanë lindur binjakët, të cilët kanë dy koka, por një trup të vetëm.
Mjekët shprehen se besohet në shpëtimin e njërit prej fëmijëve të lindur në Jaipur, Rajasthan, ditën e mërkurë.
Doktor SD Sharma, mjek i JK Lone Hospital, deklaroi se këto raste janë shumë të rralla, sidomos në rastet e meshkujve, ndërsa njihen me emrin Dicephalic Parapagus.
Ndër rastet më të njohura të kësaj natyre në të shkuarën është ai i binjakeve Rital dhe Ritag Gaboura, të ardhura nga Sudani, të cilat ishin të bashkuara në pjesën e sipërme të kokës. Dy vajzat u ndanë me sukses në Great Ormond Street Hospital for Children në Londër. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





