

Argjendari me një vlerë prej afro 40 milionë euro janë vjedhur gjatë një grabitje me armë në Carlton hotel në Kanë, të Francës.
Ngjarja në fjalë ka ndodhur mesditën e sotme, ku dy persona të armatosur hynë në hotel dhe nën kërcënimin e armës arritën të marrin gjithë argjendaritë me vlerë.
Drejtuesit e hotel Carlton, nuk kanë preferuar të japin informacione për këtë ngjarje, duke e besuar në duart e policisë.
Kujtojmë këtu se në muajin maj gjatë festivalit të filmit në Kanë, një sasi e madhe argjendarish me vlerë të shtëpisë Chopard, u grabitën në kasafortën e hotel Novotel II. Sakaq vlera e argjendarive të vjedhura gjatë ditës së sotme llogaritet rreth 1.4 milionë dollarë. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





