Transmetuar më 28-07-2013, 14:51

Volos, 28 korrik 2013, NOA.al- Policia greke ka ndaluar tre shqiptarë në Volos, të akuzuar për para të falsifikuara.

Në shtëpinë e tyre u sekuestruan rreth 300 euro të falsifikuara dhe pesë telefona celularë, si dhe u sekuestrua një makinë.

Të ndaluarit u identifikuan si tre emigrantë shqiptarë të moshës 27 vjeçare, 24 vjeçare dhe 40 vjeçare, të cilët i kishin futur paratë në disa dyqane në Volos, ku nëpërmjet kartëmonedhave euro të falsifikuara, kryesisht të prerjeve 50 euro dhe 20 euro kryenin blerje të ndryshme.

Falsifikimi i kartëmonedhave u pikas nga pronarët e dyqaneve, të cilët bënë denoncimin në polici, duke çuar në identifikimin e klientëve falsifikatorë.

Gjatë kontrollit të bërë, të ndaluarve iu gjet edhe magnet për çaktivizimin e sinjaleve anti vjedhje nëpër dyqane, nëpërmjet së cilit dyshohet se kanë kryer vjedhje, në dyqane të ndryshme. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit