Transmetuar më 28-07-2013, 14:26

Meksika fiton rekordin botëror për sa u takon orëve të punës, plot 2317 orë pune në vit.

Paga qëndron mesatarisht 7528 euro në vit. Hendeku i punësimit midis gjinive mbetet i lartë, 78% të meshkujve janë të punësuar dhe 43% e femrave.

Në Kili orët vjetore të punës llogariten 2102. Hendeku mes pagave është shumë i lartë, ku siç raporton Noa.al, 20% e kilianëve fitojnë 23 610 euro në vit, ndërsa 20% nuk e kalojnë shumën e 1751 euro në vit.

Në vendin e tretë renditet Korea e Jugut, ku punohet mesatarisht 2092 orë në vit dhe fitohet mesatarisht 29965 euro. Gjithsesi një problem shqetësues mbetet punësimi i femrave, ku vetëm 50% e tyre punojnë.

Në Estoni papunësia vjen gjithnjë në rritje, por kush punon rregullisht numëron 40 orë pune në javë, me një total vjetor 2021 orë.

Në Rusi punohet 40 orë në javë, por ka dhe nga ata që punojnë 10 orë jashtë orarit, ndërsa pushimet janë 28 ditë në vit. Mesatarja e orëve të shpenzuara në vendin e punës është 2002 në vit, vetëm 5% e të punësuarve bëjnë punë part time. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit