
Të dhënat po ngarkohen...

Princi Harry ka festuar lindjen e nipit të tij, princit George në një nga lokalet më të njohur të Londrës.
28 vjeçari shoqërohej nga miqtë e tij, mes tyre edhe prezantuesja Natalie Pinkham gjatë festës në The Brown Cow, në Fulham, ku ka ngritur dolli pafund për jetëgjatësinë e mbretit të ardhshëm të vendit.
“Që të gjithë ishin entuziast që Harry ishte aty. Gjithçka shkoi më së miri, mes urimeve dhe festimeve”, shprehet një dëshmitar në lokal. Në të njëjtin lokal Harry organizoi një party gjatë muajit janar, me rastin e kthimit të tij nga detyra në Afganistan. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
