

Teksa vlerëson trajnerin e ri Gennaro Gattuso, presidenti Maurizio Zamparini beson se të dy mund ta bëjnë Palermon “Milanin e Jugut”.
Siçilianët e nisin sezonin në Serinë B dhe kanë marrë ish mesfushorin e kuqezinjve, Gattuso, si teknik.
“Po punojmë për të ndërtuar një skuadër të fortë.
Dy sezonet e fundit kanë qënë një katastrofë dhe faji është i të gjithëve.
Nëse nuk arrijmë të rikthehemi në Serinë A, atëherë ky dështim do të jetë më i rëndë se rënia nga kategoria. Gattuso në stolin e Milanit në të ardhmen? Shpresoj që Palermo të bëhet Milani i Jugut dhe Gattuso të qëndrojë sa më gjatë”, u shpreh Zamparini në një intervistë për Corriere dello Sport, transmeton Supersport.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





