Transmetuar më 27-07-2013, 19:56

Të jeni të pastrehë me pagesë? Është një ide e çuditshme, por është kjo eksperienca që propozon Faktum Hotel, një hotel suedez i cili nuk ka dhoma, por që iu ofron të flini tamam si një endacak i vërtetë.

Organizatorët e këtij hoteli, siç raporton Noa.al, e ofrojnë këtë shërbim për shifrën e 10 dollarëve, duke u dhënë klientëve mundësinë për të zgjedhur mes dhjetë vendeve pa çati, që përfshijnë një park, një fabrikë të braktisur dhe një stadium.

Pas kësaj u takon klientëve të vendosin nëse do të flenë në vendin e caktuar, apo thjesht ti vizitojnë, por gjithmonë me pagesë. Klientët e këtij hoteli të rrallë, janë njerëz që duan të kuptojnë më mirë jetën e atyre, njerëzit që nuk kanë një vend stabël, si dhe artistë që kërkojnë frymëzim.

Ky hotel ka si qëllim të sensibilizojë lidhur me problemet e të pastrehëve dhe të ardhurat e marra prej këtij aktiviteti, do të shkojnë për bamirësi për këtë lloj kategorie në nevojë. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit