Transmetuar më 27-07-2013, 19:32

Artë, 27 korrik 2013, NOA.al- Një operacion i policisë së Artës në Greqi, bëri të mundur arrestimin e një shqiptari në kushtet e flagrancës teksa po i shiste heroinë një shtetasi grek.

Shqiptari i ndaluar i moshës 37 vjeçare, u ndalua nga policia me disa doza heroinë, teksa po ia dorëzonte një klienti grek të moshës 28 vjeçare, ndërsa krahas saj, dozat e tjera i kishte fshehur në pjesën e këpucëve.

Jo vetëm kaq por siç raporton Noa.al, emigrantit shqiptar i cili rezultonte i papunë, iu gjetën edhe 3 mijë euro në shtëpi, të cilat dyshohen se janë të ardhura të përfituara nga tregtia e drogës, si dhe disa materiale për paketimin e lëndës narkotike.

Nga hetimet e policisë thuhet se 37 vjeçari bashkëpunonte me disa shqiptarë të tjerë për furnizimin dhe tregtimin e lëndës narkotike, ndërsa vijon puna për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tij. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit