

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, territori shqiptar do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave te larta si pasoje e qarkullimit te masave ajrore nga veriu i Afrikës.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në zonat e ulëta dhe ato bregdetare ndërsa në zonat malore do të ketë kalim të vranësirave deri në orët e mbrëmjes. Më pas, vranësirat do të largohen gradualisht edhe nga zonat malore duke bërë që territori shqiptar të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët deri mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e ajrit sërish do të rriten lehtë në orët e mëngjesit ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante të tyre.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Perëndimor- Jugperëndimor duke bërë që dallgëzimi në det të ngjitet në 2 – 3 ballë.
Europa
Vranësira të dendura dhe shira të konsiderueshëm do të shtrihen nga Skandinavia deri poshtë në zonën e Apleve të Europës. Edhe Ishujt Britanikë paraqiten me vranësira dhe shira por në sasi më të pakta. Në pjesën e dytë të ditës, kryesisht në mbrëmje, sistemi i vranësirave dhe shira të dobësuar do të zhvendosen drejt rajonit te Balltikut.
Ndërsa, Jugperëndimi dhe pellgu Mesdhetar do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe temperaturave te larta. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





