Transmetuar më 27-07-2013, 19:09

Revista e mirënjohur amerikane “Forbes”, në një studim statistikor të publikuar vite më parë nxori rezultatet të cilat klasifikojnë sipas çmimit, 10 stadiumet më të shtrenjta të Botës. Rezultati bazohet tek vlera e cila ka kushtuar stadiumi. Në vend të parë, sipas rezultateve qëndron legjenda e futbollit Anglez, "Wembley Stadium" në kryeqytetin e Britanisë së Madhe, Londër. Ky stadium ka kushtuar 1.5 miliardë dollarë. Kapaciteti e tij është: 90 000 vetë dhe është inauguruar në vitin 2006 .

Në vend të dytë ndodhet sipas revistës “Forbes", vendoset “Olympic Stadium” në qytetin Montreal, Kanada. Ky stadium ka kushtuar 1.4 miliardë dollarë. Kapaciteti i tij është 60 000 vetë, i inauguruar në vitin 1976. I treti, është ndërtesa “mit”, ose pallati i sportit siç quhet ndryshe, stadiumi i lojërave me dorë “Madison Square Garden” në New York . Ky stadium është ndërtuar në zemrën e metropolit të botës, New Yorkut, i njohur ndryshe edhe si qyteti i grataçeleve (skyscrapers) .

Stadiumi i famshëm “Madison Square Garden”, është vepër e disa arkitektëve. Mes tyre shquhet dhe arkitekti i njohur shqiptar, në SHBA-së, Skender Xhilaga, i cili së bashku me familjen e tij ikën nga Dibra. Ata thuhet se erdhën në Amerikë për të realizuar ëndrrën amerikane. Vetëm këtu pinjolli i njërës prej familjeve më në zë në Dibër, familje patriote dhe bujare, do të bëhej realizues i projekteve të ndërtesave me shumë famë në Amerikë, të tilla si, “International Design Center”, “Rockfeller Center”, “Lincoln Center for the Performing Arts”, “Madison Square Garden” dhe dhjetëra të tjera me shumë famë nëpër botë. Projektet e tij shtrihen në të gjithë globin, që nga Amerika, vendet Arabe, Malajzi, Japoni etj. Arkitekti dibran Skënder Xhilaga në SHBA-së, është edhe anëtarë i projektit të Universitetit të Rijadit në Arabinë Saudite, me kapacitet 35 mijë studentë një ndër më të medhatë në botë.

10. “ANZ Stadium”

Qyteti: Sidnei, Australia

Ka kushtuar: 624 milionë dollarë

Kapaciteti: 83 500

Inauguruar në vitin 2000

“ANZ, Stadium” u inaugurua kur për herë të parë në Australi u mbajtën lojërat olimpike verore “Sydney’s 2000 Olympics”. Prej asaj kohe ky stadium është bërë arena e ndeshjeve të mëdha të futbollit australian. Në këtë stadium në vitin 2002 u mbajtën edhe garat e shpejtësisë “Speedway Grand Prix of Australia – 2002”.

9. Lucas Oil Stadium

Qyteti : Indianapolis, Indiana.

Ka kushtuar: 675 milionë dollarë

Kapaciteti: 63 000

Inauguruar në 16 gusht 2008

Është i predispozuar për lojën e futbollit amerikan. Quhet ndryshe edhe “shtëpia” e skuadrës së futbollit amerikan Indianapolis Colts . Stadiumi do të jetë mikpritësi i supersportit amerikan “Super Bowl” në vitin 2012.

7. Soldier Field

Qyteti : Chicago, Illinois. Ka kushtuar: 714 milionë dollarë Kapaciteti: 66 000 Inauguruar në vitin 1923

Edhe ky stadium ka si primare futbollin amerikan i ngjashëm me regbin. Prej viti 1971 skuadra “Chicago Bears” luan në stadiumin më të vjetër amerikan . Në këtë stadium është mbajtur edhe gara përkujtimore në kupën “Soldier Field” kushtuar të gjithë ushtarëve amerikanë që shërbejnë ose kanë rënë për flamurin amerikan . Emri i stadiumit nuk është më në listën e objekteve historike kombëtare.

6. The Emirates

Qyteti Londër, Angli

Kushtuar: 770 milionë dollarë

Kapaciteti: 60 000

Inauguruar në vitin 2006

I ndërtuar vetëm për lojën e futbollit europian dhe për komcerte. Njihet si "shtëpia" e skuadrës së njohur të futbollit “Arsenal Football Club”, Skuadër e cila nga revista Forbes për të tretën herë shpallet si një ndër skuadrat më të vlefshme në botë.

5. Rogers Centre

Qyteti Toronto, Kanada

Kushtuar: 930 milionë dollarë

Kapaciteti: 50 000

Inauguruar në vitin 1989

I ndërtuar për futboll dhe bejsboll. Është stadiumi ku luan skuadra e njohur amerikano -veriore “Toronto Blue Jays”, si dhe stadiumi ku luan skuadra e futbollit “Argonauts” pjesëtare e Ligës së parë të Futbollit në Kanada.

4. Stade de France

Qyteti: Paris, Francë

Kushtuar : 974 milionë dollarë

Kapaciteti: 80 000

Inauguruar në vitin 1998

I ndërtuar për futboll, regbi dhe koncerte. Stadiumi u inaugurua në vitin 1998, kur në Francë u zhvillua kampionati Botëror i Futbollit “1998 World Cup”. Në finalen e luajtur po në këtë stadium Frana mundi "imperatorin" e futbollit Barzilian me rezultatin 3 me 0 duke u shpallur kështu për herë të parë kampione e botës. Ky stadium është bërë i famshëm gjatë këtyre viteve edhe me ndeshjet e kupës së botës në Regbi “2007 Rugby World Cup”.

3. Madison Square Garden

Qyteti New York. SHBA

Kushtuar: 1.1 miliardë dollarë

Kapaciteti: 18 200

Inauguruar në vitin 1968

Lojërat që luhen në të janë të shumta dhe i përkasin sporteve të sallave të mbyllura, si: Boksi, Basketbolli, Hokeji, Gjimnastika dhe sporte të tjera. Ky është stadiumi legjendar i skuadrës së basketbollit të qytetit të Nju Jorkut, skuadrës NY Knicks dhe skuadrës se hokeit mbi akull New York Rangers, Në këtë stadium (pallat sporti) janë zhvilluar edhe ndeshjet historike të boksit nga legjendat botërore të këtij lloj sporti. Këngëtarë nga më të famshmit në Amerikë kanë mbajtur koncerte në këtë stadium.

2. Olympic Stadium Qyteti: Montreal, Kanada

Kushtuar: 1.4 miliardë dollarë

Kapaciteti: 60 000

Inauguruar në vitin 1976

Quhet stadium Olimpik, pasi jo vetëm që u inauguruar dhe u ndërtua për Lojërat Olimpike Verore të vitit 1976, “Montreal Olympics 1976”, por aty mund të luhen të gjitha aktivitetet olimpike. Ky stadium është edhe “shtëpia” e skuadrës kanadeze të bejsbollit Montreal Expos , e cila tash ka lëvizur tek "Washington, D.C.," Dhe në vitin 2004 ndërroi emër në "Nationals".

1. Wembley Stadium

Qyteti Londër, Angli

Kushtuar: 1.5 miliardë dollarë

Kapaciteti: 90 000

Inauguruar: 2006

I ndërtuar vetëm për Futbollin europian, shfrytëzohet edhe për koncerte. Aty zhvillohen ndeshjet edhe të ekipit kombëtar anglezë. Kombëtarja angleze aty për herë të parë në vitin 1966 fitoi edhe titullin e kampionit të Botës, dhe e futi këtë stadium në historinë e futbollit anglez.

6 stadiumet më të bukura në botë

Ju prezantojmë disa nga stadiumet më të bukura në botë, të cilët njëherësh paraqesin edhe destinacionet e rëndësishme turistike.

Stadiumi "Wembley" Londër

Stadiumi i Londrës "Wembley" i vitit 2007 mund të pranojë deri 90.000 shikues. Edhe 15.000 të tjerë mund të futen në fushë gjatë kohës kur mbahen koncerte të mëdha. Është njëri ndër stadiumet më të shtrenjta në botë, ku kulmi i së cilës pjesërisht lëviz. Interesant është harku prej çeliku me gjatësi prej 317 metra dhe lartësi 134 metra, që është konstruksioni unikal në botë.

Stadiumi "Rungrado May First", Pjongjang

Kryeqyteti i Koresë Veriore Pjongjang është vendi ku gjendet ky stadium i ndërtuar në vitin 1989. Ky stadium pranon 150.000 vetë dhe është stadiumi më i madh në botë. Është i ndërtuar prej 16 harqeve andaj edhe duket si një lule me shumë petale.

Stadiumi "Maracana", Rio de Janeiro

Stadiumi i njohur Maracana është i vendosur në Rio De Janeiro të Brazilit, dhe ka kapacitet 82.238 vende. Ky stadium është njëherësh edhe më i madhi në Amerikën Jugore. Momentalisht është në renovim dhe planifikohet të hapet në vitin 2013.

Stadiumi “Camp Nou”, Barcelona

Stadiumi Camp Nou në Barcelonë ka kapacitet prej 99.354, çka e bën edhe stadiumin më të madh në Evropë. Ky stadium është i ndërtuar në vitin 1957.

Stadiumi "Allianz Arena", Minhen

Stadiumi në Minhen është i ndërtuar në vitin 2005 dhe është njëri ndër më modernët në botë. Arena është edhe stadiumi i Bayernit të Minhenit. Nga qendra e qytetit të Mihenit me tren nëntoksorë mund të arrihet për 16 minuta. Ka kapacitet prej 69.901 njerëz. Fasada e stadiumit është e mbuluar me flori prej 0.2 milimetra e cila mundëson ndërrimin e ngjyrës në të kuqe, kaltër ose të bardhë.Beqir Sina /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit