
Të dhënat po ngarkohen...

Kukës, 27 korrik 2013, NOA.al- Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije ka ndodhur në segmentin rrugor Kukës-Morinë.
Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, fëmija rreth 10 vjeç me iniciale A.S është përplasur fatalisht gjatë kohës që kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën, ndërsa automjeti që shkaktoi aksidentin ishte duke ecur me shpejtësi të madhe.
Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur, ndërsa po punohet për identifikimin e drejtuesit të mjetit. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
