Transmetuar më 27-07-2013, 16:20

Thuajse të gjithë partnerët i vendosin telefonat e tyre celularë mbi komodinë, dhe para se të bien në gjumë, kontrollojnë telefonin apo emailin, ndërsa një pjesë tjetër mbeten duke parë televizor. Por të gjitha këto varësi ndaj teknologjisë kanë një ndikim negativ në jetën në shtrat.

28% e femrave britanike ankohen se partnerët e tyre hyjnë në rrjetet sociale dhe lënë pas dore jetën seksuale. Ata që nuk arrijnë të rrinë dot larg nga interneti mund të jenë të prekur nga “Internet addiction disorder”, thënë ndryshe çrregullime dhe varësi ndaj internetit.

Simptomat e tij janë thuajse të njëjta me alkoolin, duhanin dhe seksin, prej vështirësisë për tu shkëputur prej tyre.

Ndërkaq 6 milionë çifte italianësh e ndezin televizorin një orë para se të shkojnë në shtrat. Rezultati? Bëjnë dashuri maksimumi një herë në javë.

Jo vetëm, por programet për të cilat çiftet grinden, mund të ndikojnë negativisht, ndaj rekomandohet që të hiqen këto pajisje, të largohet pulti dhe celulari të mbahet larg. /a.y/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit