

Lorik Cana mbush plot 30 vjeç dhe ata që nxitojnë të parët për ta uruar kapitenin shqiptar janë tifozët e Lacios. Nëpërmjet një komunikate në faqen e specializuar La Lacio siamo noi, mesfushori i lindur në Gjakovë plot 3 dekada më parë, merr urimet e rastit nga shoqëria, stafi, të gjithë tifozët por edhe redaksia e faqes në fjalë.
Ndërkohë, në një tjetër shkrim më të thelluar, bëhet një analizë e detajuar e jetës së Lorikut, ku nënvizohet fakti se përveç karakterit të hekurt në fushën e lojës, Cana është një njeri me zemër të madhe jashtë tapetit të blertë. Duke e lidhur grintën e mesfushorit me krenarinë e të qenit shqiptar, faqja në fjalë e krahason shqiponjën në shpatullën e tij edhe si një shenjë për lidhjen e fortë të tij me skuadrën kryeqytetase.
Në përfundim të shkrimit, theksohet mes të tjerësh se historia e krenarisë së tij ndiqet nga një popull i tërë, i cili nuk ia ka kursyer asnjëherë adhurimin që ka tek kapiteni, transmeton Supersport.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





