

Lidhur me martesën mes Belen Rodriguez dhe Stefano De Martino është folur shumë, qysh nga zërat se ajo do të zhvillohej, por edhe zëra kundër saj.
Tashmë vjen lajmërimi zyrtar nga komuna e Milanos, ku është publikuar dokumenti për martesën e tyre, nëpërmjet aktit të shpalljes së martesës.
Çifti nuk do të martohet në Padova siç u përfol në fillim, por në Comignago, një zonë e vogël pranë Novara, që showgirli argjentinase dhe balerini e kanë zgjedhur për të kurorëzuar ditën më të rëndësishme të martesës.
Edhe pse data nuk shfaqet në akt, flitet se dy të rinjtë do të bashkohen në martesë në 20 shtator, ditë e cila përkon me ditëlindjen e Belen.
Nga të dhënat e para thuhet se çifti do të martohet me ritin klasik kristian. Ndërsa pas ceremonisë do të ketë një banket me 200 të ftuar, dhe një festë më moderne. /a.y/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





