
Të dhënat po ngarkohen...

Tiranë, NOA.al- Një person ka rënë nga kati i katërt i një pallati në zonën e Shallvareve, në Tiranë.
Mëngjesin e së shtunës në një pallat disa katesh në qendër të kryeqytetit, një person mashkull, identiteti i të cilit nuk dihet ende ka rënë nga lartësitë, por fatmirësisht është gjallë pasi një tendë e ka penguar lëshimin e tij në tokë, raporton Noa.al.
Policia thotë se janë të paqarta shkaqet e aksidentit, nëse personi rreth 50 vjeç është hedhur vetë apo ka qenë rënie aksidentale. I dëmtuari po transportohet për në spital. O.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
