Transmetuar më 27-07-2013, 08:34

Tiranë, 27 korrik 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e shtunë, 27 korrik 2013.

Gazeta “Shqiptarja.com”, hapet me shkrimin kryesor, “Banesa e fundit e njeriut, minierë ari për sekserët e vdekjes. Varret “e mira” me urdhër nga bashkia”.

Tituj të tjerë të gazetës janë: “Sëmundja e rrallë nga lindja e Anës 4 vjeçe”.

“Lulzim Basha pa zyrë, ish-kryetari nuk ia liron”.

“Aleatet e PS, në konkurs për punësim”.

“Veliaj & Xoxe kurorë në shtator, 500 vetë në kalanë e Gjirokastrës”.

Gazeta “Koha Jonë”  vë në fokus kryesor titullin, “Rezultati i zgjedhjeve ende i hapur. Kolegji pranon animimin e LSI, rinumërim 15 kutive në Kukës. PS kërkon zgjedhje të reja në Qarkun Lezhë”.

Tituj të tjerë janë; “Nishani, bilanci i një vit pune në krye të shtetit”.

“Berisha: Muaji i parë i piktorit, revansh, urrejtje dhe mashtrim”.

“Kreu i PD, Basha: Me INSTAT, Rama kërkon të fshehë dështimin”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Qeveria e Pajtimit… Rama-Meta. Një kabinet i fryrë, për një qeverisje “të paqtë” PS-LSI. Si ka ndryshuar struktura e qeverisë “Rama” për të kënaqur aleancën me Metën, por edhe për të shuar pakënaqësitë në radhët e PS. Ndryshimi i qeverive në 100 vjet shtet”.

Tituj të tjerë janë; “Gjinushi: Në zgjedhje fituan ata që kishin para”.

“Një vit pune, zgjedhjet parlamentare dhe 100 Vjetori”.

“Basha: Akuzat e Patozit? PD është parti e njerëzve të lirë”.

“Jonida Maliqi një klip sa një vit”.

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. /o.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit